Ndërlidhjet

Rumania pro planit të ri amerikan



Uashingtoni mirëpret mbështetjen rumune për planin e ri të mbrojtjes raketore, deklaroi nënpresidenti amerikan Xho Bajden në Rumani.
Komentet u bënë pas takimit me presidentin rumun Trajan Bashesku. Shefi i diplomacisë rumune Bogdan Auresku tha se sistemi i ri i mburojës raketore siguron mbrojtjen e gjithë territorit rumun nga ndonjë sulm i mundshëm raketor.

Në Rumani Bajden arriti pas vizitës në Poloni. Varshava shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në sistemin e ri të mbrojtjes raketore që përfshin baza ushtarake lëvizëse në det, dhe në tokë.
XS
SM
MD
LG