Ndërlidhjet

Mburoja e re raketore në Rumani e Poloni



Uashingtoni mirëpret mbështetjen rumune për planin e ri të mbrojtjes raketore, deklaroi nënpresidenti amerikan Xho Bajden në Rumani.
Komentet u bënë pas takimit me presidentin rumun Trajan Basesku. Shefi i diplomacisë rumune Bogdan Auresku tha se sistemi i ri i mburojës raketore siguron mbrojtjen e gjithë territorit rumun nga ndonjë sulm i mundshëm raketor.

"E çmoj pranimin tuaj thuajse të menjëhershëm të arkitekturës së re të mbrojtjes, ashtu siç ishte rasti dhe me kolegët tuaj në Poloni. Kur njerëzit e shohin projektin e ri e kuptojnë që ky plan ka më shumë kuptim”, tha Bajden në Bukuresht.
Në Rumani Bajden arriti pas vizitës në Poloni.

Varshava shprehu gatishmërinë për të marrë pjesë në sistemin e ri të mbrojtjes raketore, që përfshin baza ushtarake lëvizëse në det, dhe në tokë.
Pas gatishmërisë polake për vendosjen e interceptorit në territorin e vetë ka reaguar dhe Ministria e Jashtme e Rusisë.

"Nuk mendojmë se trazicioni nga faza e mburojës raketore në det në atë në Tokë është e paracaktuar. Ne presim që të fillojmë shumë shpejt, në bashkëpunim me amerikanët, një analizë të hollësishme të kërcënimeve të mundshme raketore”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Nesterenko.
XS
SM
MD
LG