Ndërlidhjet

Armata e Pakistanit intensifikon ofenzivën



Autoritetet e Pakistanit po vazhdojnë ofenzivën e shkallës së gjerë kundër militantëve talibanë në rajonin e Vaziristanit jugor, afër kufirit afgan.

Armata tha se forcat e saj sot po vazhdojnë përpara, pasi të shtunën e morën qytetin Kotkai, selinë e kreut të talibanëve pakistanezë, Hakimullah Masud.

Pakistani filloi një ofenzivë të madhe në rajonin gjysmë autonom të Vaziristanit jugor në 17 tetor, ndërsa ushtria thotë se prej atëherë janë vrarë më shumë se 160 militantë dhe rreth 20 ushtarë.

Shifrat nuk është e mundur të verifikohen nga burime të pavarura.
XS
SM
MD
LG