Ndërlidhjet

Biljana Pllavshiq lirohet sot



Ish kryetarja e Republiksë Serbe të Bosnjes, Biljana Pllavshiq sot pritet të lirohet nga burgu pasi vuajti dy të tretat nga dënimi 11 vjeçar për krime të luftës.

Ajo do të lirohet nga burgu suedez, ku e vuajti dënimin e saj, pasi Tribunali për Krime të Luftës e miratoi lirimin e saj.

Pllavshiq u dënua nga Tribunali në vitin 2003 për rolin e saj në krimet gjatë luftës në Boisnje në periudhën 1992-1995.
XS
SM
MD
LG