Ndërlidhjet

Peshavar: 80 të vrarë nga sulmi në treg


Më se 80 vetë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë sot nga sulmi me makinë bombë në një treg në qytetin Pershavar, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Mjekët dhe zyrtarët lokalë thanë se mund të ndodhë që numri i të vrarëve të rritet.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Në Pakistan janë shtuar sulmet e këtilla, derisa ushtria e këtij vendi, po ndërmerrë një operacion kundër militantëve talibanë në Vaziristanin Jugor, afër kufirit me Afganistanin.
XS
SM
MD
LG