Ndërlidhjet

Ahmadinexhad mirëpret marrëveshjen me KB



Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad tha sot se Irani do ta mirëpresë marrëveshjen bërthamore të propozuar me Rusinë, Shtetet e Bashkuara dhe Francën.

Ahmadinexhad gjithashtu tha se megjithëse Irani është i gatshëm të bashkëpunojë, “vendet e përfshira në marrëveshjen gjithashtu duhet t’i përmbushin premtimet e veta”.

Ai nuk tha nëse Irani përfundimisht do ta pranojë marrëveshjen, ashtu siç u hartua në Vjenë javën e kaluar, apo do të kërkojë ndryshime.

Marrëveshja e propozuar nga Kombet e Bashkuara parasheh që Irani ta dërgojë sasinë më të madhe të uraniumit me nivel të ulët pasurimi në Rusi dhe në Francë vendit për t’u procesuar më tej në karburant bërthamor.

Sot emisari iranian në Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Al Asgar Sulltanie, pritet që përgjigjen e Iranit ndaj propozimit të OKB-së, t’ia paraqesë drejtorit të agjencisë, Mohamed ElBaradei në Vjenë.
XS
SM
MD
LG