Ndërlidhjet

Obama heq ndalesën për personat HIV pozitivë



Presidenti amerikan Barak Obama ua ka hequr ndalesën për hyrje në Shtetet e Bashkuara personave që janë HIV pozitivë.

Obama tha sot se urdhëri do të finalizohet të hënën, duke e përfunduar procesin e filluar gjatë administratës Bush.

Shtetet e Bashkuara ishin disa nga vendet e pakta që udhëtarëve që hynin në vend u kërkonin të kryejnë testin për HIV.
XS
SM
MD
LG