Ndërlidhjet

Vazhdon dhuna në Pakistan



Nga shpërthimi i një bombe në Kibër, zonë fisnore e Pakistanit, u vranë shtatë dhe u plagosën 11 ushtarë pakistanezë. Lajmin e bëri të ditur Shafirullah Kan, zyrtar i lartë i administratës vendore.

Kibër është rruga kryesore e furnizimit mes Pakistanit dhe Afganistanit, pjesë kjo ku po zhvillohen luftime mes forcave ndërkombëtare dhe talibanëve.
Kjo zonë fisnore është bërë qendër e ekstremistëve islamikë, që ikën nga Afganistani pas ndërhyrjes amerikane në fillim të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG