Ndërlidhjet

Estonia kërkon plane mbrojtëse nga NATO



Ministri i Mbrojtjes i Estonisë, Jak Aviksu ndodhet në Uashington ku me Shtetet e Bashkuara po diskuton se NATO-ja duhet të ketë plane në rast se sulmohet rajoni i tij.

Aviksu tha se vendi i tij sheh kërcënime të reja prej invazionit të Rusisë në Gjeorgji vitin e kaluar, dhe sulmit kibernetik ndaj Estonisë në vitin 2007.

Ai tha se Estonia nuk beson se bëhet fjalë për kërcënime të pashmangshme.

Sot Aviksu do të takohet me Sekretarin e Mbrojtjes, Robert Gejts.

XS
SM
MD
LG