Ndërlidhjet

SHBA-BE, takim për klimën



Presidenti amerikan Barak Obama po drejton takimin SHBA-BE, që po mbahet në Shtëpinë e Bardhë.

Takimi po zhvillohet një muaj para samitit mbi ndryshimet klimatike, që do të mbahet në dhjetor në Kopenhagë. Uashingtoni dhe Brukseli po përpiqen të arrijnë një marrëveshje para takimit të Kopenhagës.

Kreu i Komisionit Evropian tha se arritja e një pakti mbi ndryshimet klimatike është “moment përcaktues” për politikanët e brezit të tij.
XS
SM
MD
LG