Ndërlidhjet

Zhivanoviq deklarohet i pafajshëm



Milan Zhivanoviq ka deklaruar se është i pafajshëm lidhur me akuzat për zjarrvënie dhe shkatërrim të ambasadës amerikane në Beograd. Zhivanoviq është i akuzuari i vetëm për sulmin dhe djegjen e ambasadës amerikane. Ai deklaroi në gjyq se kur kishte vajtur tek ambasada amerikane kishte gjetur shumë protestues, por asnjë polic.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës protestuesit në Beograd shkatërruan ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe sulmuan disa ambasada të tjera të vendeve perëndimore.

Zhivanoviq tha para trupit gjykues se ka qenë i pirë dhe “i tejmbushur me patriotizëm” në kohën e trazirave.
XS
SM
MD
LG