Ndërlidhjet

KB votoi për hetimin e krimeve në Gaza



Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka miratuar rezolutën, e cila u bën thirrje Izraelit dhe palestinezëve që t’i hetojnë krimet e luftës që përmbahen në raportin e KB për konfliktin e fundit në Rripin e Gazës.

114 vende votuan pro draft rezolutës arabe, 18 vende votuan kundër ndërsa 44 abstenuan.

Raporti do të shkojë në Këshillin e Sigurimit, por analistët nuk presin që ky trup të marrë ndonjë veprim.

Raporti Goldstoun i kritikon të dyja palët në konflikt, në të cilin e vranë rreth 1.300 palestinezë dhe 13 izraelitë, por është më i rëndë ndaj Izraelit.
XS
SM
MD
LG