Ndërlidhjet

Liga Arabe: Mahmud Abas të rishqyrtojë vendimin



Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Amr Musa i ka bërë thirrje presidentit të Autoritetetit palestinez, Mahmud Abas, që ta rishqyrtojë vendimin e tij për të mos garuar në zgjedhjet e ardhshme.

Agjencia egjiptiane e lajmeve MENA tha se Musa e ka siguruar liderin palestinez për mbështetjen e tij gjatë një bisede telefonike.

Abas tha se nuk do të kërkojë të rizgjedhet në janar, për shkak se ishte i frustruar nga mungesa e progresit në bërjen e paqes me Izraelin.

Ai poashtu shprehu zhgënjim se Shtetet e Bashkuara “e favorizojnë” Izraelin në argumentimin për rinisjen e bisedimeve paqësore.

Shtëpia e Bardhë tha se Abas ishte “partner i vërtetë” i Shteteve të Bashkuara.

Nuk ka pasur reagim publik të Izraelit ndaj vendimit të Abasit.
XS
SM
MD
LG