Ndërlidhjet

Medvedev: Mund të arrihet marrëveshja me SHBA



Presidenti i Rusisë Dimitri Medvedev tha se Moska dhe Uashingtoni mund të nënshkruajnë marrëveshjen e re për reduktimin e armëve bërthamore para fundit të vitit.

Në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, Medvedev gjithashtu ka thënë se bisedimet SHBA-Rusi për kontrollin e armatimit kanë ecur me ritëm të mirë.

Moska dhe Uashingtoni po negociojnë marrëveshje të re, e cila do ta zëvendësonte marrëveshjen START të vitit 1991, e cila skadon në 5 dhjetor.
XS
SM
MD
LG