Ndërlidhjet

Ahtisari: Nuk ka hyrje në BE pa njohjen e Kosovës


“Të gjitha ato vende që duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian dhe veçanërisht ato nga Ballkani, duhet të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar nobelisti Marti Ahtisari në një intervistë për gazetën spanjolle “Mundo”.
Ahtisari ka qortuar Spanjën dhe Greqinë që nuk kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe ka shtuar se “Kosova është rast unik”, për të vënë në pah se “Millosheviqi në vitet e ’90-ta kishte dëbuar nga puna shqiptarët, kishte dërguar kundër tyre ushtrinë, që kishte nxitur reagimin ushtarak të tyre dhe intervenimin ndërkombëtar”.
“Edhe serbët duhet ta kuptojnë këtë fakt të pa kontestueshëm, sepse jemi në shekullin 21 dhe nëse ndonjë qeveri vepron si ajo e Millosheviqit në vitet e 90-ta, humb të drejtën për të qeverisur”, ka thënë.
Ahtisari gjithashtu ka thënë se Kosova ka përparuar, ka hyrë në institucionet ekonomike ndërkombëtare dhe mund të bëhet furnizues i i rajonit me energji, ndonëse do të duhen vite për të parë frytet e investimeve atje.
XS
SM
MD
LG