Ndërlidhjet

Venezuelë-Kolumbi, fjalor lufte



Kolumbia do të protestojë pranë Kombeve të Bashkuara pas urdhërit që presidenti i Venezuelës i dha forcave të armatosura të këtij vendi që të përgatiten për konflikt të armatosur.

Çavez gjatë një fjalimi në televizion tha se ka kërkuar nga krerët ushtarakë të përgatiten për luftë për shkak të rritjes së tensioneve me Kolumbinë.
Çavez shtoi se Shtetet e Bashkuara mund të përpiqen të provokojnë një konflikt të mundshëm.

Presidenti i Venezuelës në vazhdimësi ka kundërshtuar afrimin e SHBA-ve me vendet e rajonit, veçanërisht marrëveshjen mes Uashingtonit e Kolumbisë për të përdërorur bazat ushtarake kolumbiane në operacionet anti-drogë.
XS
SM
MD
LG