Ndërlidhjet

logo-print

4 të vrarë në republikën jugore të Rusisë



Hetuesit lokalë thanë se forcat e sigurisë kanë vrarë dje katër militantë të dyshuar në vërsuljen në republikën ruse Karaçajevo-Çerkesia, e cila shtrihet në veriperëndim të rajonit të trazuar të Kaukazit Verior.

Hetuesit thanë se njëri nga të dyshuarit kishte marrë pjesë në luftimet në Çeçeni në vitet 1999-2000, kurse tjetri ka qenë ish oficer i ministrisë së brendshme të republikës.

Dhuna në Kaukaz ka filluar të rritet ndërkohë që militantët islamistë po luftojnë me autoritetet lokale pro Kremlinit.
XS
SM
MD
LG