Ndërlidhjet

Merkel: Siguria, në duar të afganëve



Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për “strategjinë e kalimit të përgjegjësive” në Afganistan, që do të vendoste sigurinë e vendit në duart e forcave afgane.

Kërkesa e Merkelit u bë gjatë fjalimit të saj të parë në parlament që nga fitorja e zgjedhjeve të përgjithshme në shtator.

Merkel në parlament tha se Afganistani “duhet të punojë vendosmërisht për një qeverisje më të mirë”. Gjermania kontribuon me rreth 4’000 ushtarë në Afganistan, por misioni mbetet jo popullor në mesin e publikut të gjerë.
XS
SM
MD
LG