Ndërlidhjet

Obama nderoi viktimat në Fort Hud



Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, i ka përkujtuar 13 viktimat e vrara në bazën Fort Hud, duke i nderuar kujtimet e tyre dhe duke denoncuar "logjikën e shtrembëruar" që çoi në vdekjen e ushtarëve amerikanë.

"Asnjë besim nuk i justifikon këto akte vrasëse dhe qyqare, asnjë drejtësi dhe dashuri e Zotit nuk i mbështet ato", tha Obama në shërbimin përkujtimor para afro 15 mijë njerëzve në Teksas.

"Për atë që bëri, ne e dimë se vrasësi do të përballet me drejtësinë, si në këtë bote, ashtu edhe në tjetrën", tha presidenti amerikan.

Ai nuk e përmendi emrin e majorit Nidal Malik Hasan, psikiatrit vrasës të akuzuar për vdekjen e ushtarëve.

Sulmuesi ndodhet në spital, por tani i është kthyer vetëdija pas plagëve që mori nga policia.

Hetuesit thanë se Hasan "nuk ka qenë i involvuar në aktivitete apo planifikim terrorist", përkundër komunikimeve të vazhdueshme që ka pasur me një imam radikal jashtë vendit.

Ndërkohë, zyrtarët amerikanë thanë se Hasan pritet të akuzohet për sulmin në një gjykatë ushtarake.

Hasan, shtetas amerikan i lindur në SHBA nga prindër palestinezë, raportohet se i ka kundërshtuar intervenimet amerikane në Irak dhe në Afganistan.

Gjithashtu është thënë se ai ka kundërshtuar dërgimin e tij në Afganistan.
XS
SM
MD
LG