Ndërlidhjet

Në Nju Jork do gjykohet i dyshuari kryesor për 9/11



Raportohet se orkestruesi i dyshuar i sulmeve terroiste të 11 shtatorit, 2001, do të dërgohet në Nju Jork për t’u gjykuar në një gjykatë civile.

Zyrtarët citohen të kenë thënë se Halid Sheik Mohamad do të transferohet nga Guantanamo Bej bashkë me katër të dyshuar të tjerë.

Kryeprokurori Erik Holden pritat ta bëjë publik vendimin sot pasdite.

Në një prononcim në Tokio, presidenti Barak Obama tha se është “absolutisht i bindur se Halid Sheik Mohamad do të përballet me kërkesat më të sakta të drejtësisë”.

Ushtria e Shteteve të Bashkuara thotë se Muhamad ka pranuar se ka planifikuar sulmet e 11 shtatorit, në të cilat e humbën jetën rreth 3 mijë njerëz.
XS
SM
MD
LG