Ndërlidhjet

Oslo: Vepra artistike u vodh nga galeria



Policia tha se vepra “Historiani”, një litografi e rrallë e artistit norvegjez Edvard Mynh, në vlerë prej 240 mijë euro, është vjedhur në Oslo.

Duke u thirrur në dëshmitarët, policia tha se një njeri me veshje sportive e kishte thyer dritaren në galerinë Nyborg Kunst mbrëmjen e së enjtes, dhe e kishte marrë punimin.

Veprat e artistit Mynh edhe më parë kanë qenë shënjestër e vjedhjeve. Në vitin 2004, dy persona hynë në muzeun e Oslos dhe në mes të ditës iu vodhën pikturat “Klithma” dhe “Madona”.
XS
SM
MD
LG