Ndërlidhjet

logo-print

Obama: Thellim i raporteve SHBA-Azi



Singapori është ndalesa e rradhës e presidentit amerikan Barak Obama, i cili po zhvillon turneun e tij të parë në Azi. Gjatë vizitës në Japoni, Obama premtoi një angazhim më të madh të SHBA-ve në Azi.

Ai e quajti veten të parin “president të Paqësorit”, duke shtuar se angazhimi i Uashingtonit ndaj sigurisë së rajonit është “i patundur”. Lidhur me Kinën Obama theksoi se një Kinë e fortë dhe e zhvilluar mund të jetë faktor ndihmues.

“Shtetet e Bashkuara nuk synojnë ta mbajnë Kinën nën kontroll. As thellimi i marrëdhënieve me Kinën nuk do të thotë dobësim i aleancës sonë dypalëshe. Përkundrazi ngritja e një Kine të fortë dhe të përparuar mund të jetë burim i forcimit të komunitetetit të shteteve. Në këtë mënyrë me Pekinin e më tej ne do të punojmë të thellojmë dialogun tonë strategjik dhe të përmirësojmë komunikimin mes ushtrive tona”, tha Obama.

Lidhur me një tjetër shqetësim aziatik, Korenë e Veriut Obama tha se nuk do të trembemi nga kërcënimet e Penjanit.

Turneu aziatik i Obamas do të zgjasë nëntë ditë dhe përfshin edhe Korenë e Jugut dhe Kinën.
XS
SM
MD
LG