Ndërlidhjet

Obama: Lidhjet SHBA-Kinë shkojnë përtej tregtisë



Presidenti Barak Obama tha se marëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kinën po zgjërohen përtej tregtisë dhe ekonomisë, siç janë ndryshimet klimatike, çështjet e sigurisë dhe ato të shqetësimeve ndërkombëtare.

Obama ua bëri këto komente gazetarëve para takimit me kryeministrin kinez Ven Xhiabao, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij të parë në Kinë si president amerikan.

Në fjalën e tij, kryeministri kinez poashtu i mbështeti përpjekjet për të ndërtuar një partneritet të ri SHBA-Kinë, duke thënë se dialogu është më i mirë se konfrontimi.

Pas Pekinit, Obama pritet ta përmbyllë qëndrimin në Kinë me një vizitë te Muri i Madh.
XS
SM
MD
LG