Ndërlidhjet

Kosova do të hapë ambasadë në Sofje



Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu ka paralajmëruar se Prishtina së shpejti do të hapë përfaqësinë diplomatike në Sofje.

“Tashmë e kam nënshkruar vendimin për dërgimin e ambasadorit të Kosovës në Bullgari, dhe pres që së shpejti ta marrë detyrën”, ka thënë Sejdiu për radion shtetërore bullgare.

Presidenti i Kosovës ka vlerësuar se situata politike në Kosovë është stabile.

“Është mirë që e gëzojmë mbështetjen e të gjithë fqinjëve tanë, ku përfshihet edhe Bullgaria si anëtare e BE-së dhe NATO-s”, ka shtuar Sejdiu, i cili marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Kosovës i ka vlerësuar si të shkëlqyeshme.

Bullgaria e njohu Kosovën në 19 mars 2008 dhe ka ambasadën e saj në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG