Ndërlidhjet

Egjipt: Presidenti hyn në zënkat rreth futbollit



Presidenti i Egjiptit Hosni Mubarak sot është përfshirë në mosmarrëveshjet futbollistike me Algjerinë, duke u zotuar se nuk do të tolerojë "përbuzjen" e shtetasve të Egjiptit jashtë vendit.

Mosmarrëveshjet u nxitën nga dhuna e cila pasoi ndeshjen kualifikuese të vlefshme për Kampionatin Botëror të futbollit ndërmjet dy vendeve arabe.

Të mërkurën Algjeria e fitoi lojën vendimtare, por të dyja palët akuzojnë tifozët e palës kundërshtare se i kanë sulmuar përkrahësit e tyre.

Të premten në Kairo, protestuesit hodhën gurë dhe bomba zjarri afër ambasadës së Algjerisë, duke plagosur 11 oficerë.
XS
SM
MD
LG