Ndërlidhjet

Iran: Ushtrime ushtarake me sulme kimike


Irani sot ka zhvilluar sulme kimike dhe mbrojtje ajrore, që janë pjesë e manovrave ushtarake pesëditëshe.

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se këto lojëra luftarake, që filluan dje, parashihen për mbrojtjen e kapaciteteve bërthamore kundërthënëse të këtij vendi dhe të demonstrojnë aftësinë ushtarake të Iranit.

Poashtu, janë testuar edhe radarë të ndryshëm, që janë prodhuar në Iran.

Një komandant i Gardës Revolucionare tha se forcat e Iranit do t’i “shkatërrojnë” aeroplanat luftarakë të Izraelit, nëse ata e kërcënojnë Iranin.
XS
SM
MD
LG