Ndërlidhjet

NATO diskuton misionet e aleancës në botë



Zyrtarët e NATO-s sot diskutojnë për kontributet në misionet globale të aleancës, përveç luftës në Afganistan, e cila pret vendimin e presidentit Barak Obama për dërgimin eventual të trupave shtesë.

Zëdhënësi i NATO-s, koloneli Greg Xhulian, tha se takimi i sotëm do të fokusohet në gjenerimin e kontributeve të forcave të NATO-s në Kosovë, patrullimet kundër piratëve në brigjet e Somalisë, misionin detar në Mesdhe dhe selitë e ndryshme të aleancës.

Aleanca mban takime të rregullta vjetore, në të cilat aleatët zotohen për trupa, pajisje dhe resurse tjera për t’i përmbushur kërkesat e NATO-s në misionet në botë.
XS
SM
MD
LG