Ndërlidhjet

Irlanda kërkoi falje për abuzimet e klerikëve



Qeveria e Irlandës ka kërkuar falje për shkak se ka dështuar t’i mbrojë fëmijët nga abuzimet seksuale të disa priftërinjve katolikë, dhe u zotua se “kjo kurrë më nuk do të ndodhë”.

Në deklaratë, qeveria tha se raporti i ri për abuzimet gjatë disa dekadave, flet qartë se “perverzioni sistematik dhe i paramenduar i besimit është kryer ndaj fëmijëve të pafajshëm”.

Deklarata e sotme u lëshua pas zbulimeve që u gjetën në një studim tre vjeçar.
XS
SM
MD
LG