Ndërlidhjet

Bangladesh: 40 të vdekur nga mbytja e anijes



Ka shkuar në 40 numri i viktimave nga mbytja e një anije në Bangladesh. Punonjësit e shpëtimit gjetën edhe tre kufoma të tjera gjatë opereacioneve në zonën e aksidentit. Mediat vendore njoftojnë edhe për 80 persona të tjerë që ende llogariten si të humbur.

Anija, në kohën e aksidentit, ishte e tejmbushur me njerëz që ktheheshin në shtëpi për të festuar Bajramin.
XS
SM
MD
LG