Ndërlidhjet

EULEX-i po merr në pyetje Bllacën



Misioni evropian për sundimin e ligjit, EULEX, është duke marrë në pyetje Nazim Bllacën, i cili dje deklaroi se “nën urdhrat e SHIK-ut ka marrë pjesë në 17 aksione, përfshi vrasje, plagosje, rrahje e shantazhe”. Lajmi është konfirmuar nga vetë kreu i EULEX-it, Yves de Kermabo, pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi, i cili në fokus ka pasur zhvillimet rreth dëshmitarit Bllaca.

“Pasditen e sotme personi është ftuar nga prokurorët e EULEX-it, që të merret në pyetje. Intervistimi po vazhdon. Ne jemi në kontakt me institucionet e Kosovës dhe kemi përfshirë drejtësinë kosovare në këtë proces”, ka thënë Kermabon.

Ai ka sqaruar se në takimet me shefin e ICO-s Piter Faith, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Thaçi kanë diskutuar tri çështje kryesore: rëndësinë e rendit dhe ligjit, ndaj të cilëve EULEX ka thënë se është plotësisht i përkushtuar; moslejimin e ndërhyrjeve politike në sundimin e ligjit dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.
XS
SM
MD
LG