Ndërlidhjet

Marrëveshje policore Kosovë-Maqedoni



Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Maqedonisë, Zenun Pajaziti dhe Gordana Jankullovska, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e policisë.

“Marrëveshja i hap dyert edhe marrëveshjeve të tjera dhe bashkëpunimit edhe më të thellë mes të dy vendeve”, tha Pajaziti.

Jankullovska tha se marrëveshja me palën kosovare është shprehje e miqësisë ndërmjet dy shteteve dhe e thellimit të bashkëpunimit të mëtejshëm.

“Marrëveshjen e sotme duhet ta vazhdojmë në bashkëpunimin mes policive dhe ministrive, në luftën kundër korrupsionit, kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar”, tha Jankullovska.

XS
SM
MD
LG