Ndërlidhjet

Rumani: Bashesku afër fitores


Presidenti aktual, Trajan Bashesku, duket se është afër fitores në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani.

Zyra Qendrore e Zgjedhjeve shpalli se sipas rezultateve të llogaritura në 95% të vendvotimeve, Trajan Bashesku, ka 50.43%, ndërsa rivali i tij, Mirçea Xhoana, ka 49.57%.

Kjo paraqet një kthesë, pasi mbrëmë shumica e eksit polleve i jepnin zotit Xhoana një përparësi të vogël.

Të dy rivalët, Bashesku dhe Xhoana, kanë pretenduar se kanë fituar.
XS
SM
MD
LG