Ndërlidhjet

BE-ja nuk gjen gjuhën për Maqedoninë



Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian nuk ranë dakord rreth konkluzioneve për Maqedoninë, çfarë ka bërë që debati për këtë vend të vazhdojë edhe sot në Bruksel.

Greqia ka kundërshtuar formulimin e konkluzioneve për Maqedoninë, të propozuara nga Suedia si kryesuese e rradhës e BE-së, ku thuhej se “Këshilli i Ministrave do të mirëpriste rekomandimin e Komisionit Evropian për të nsiuar negociatat me Maqedoninë dhe do të caktonte marsin e vitit 2010 për të filluar bisedimet për anëtarësim”.

Ecuria e mëtejshme e integrimit të Maqedonisë mbetet e paqartë si pasojë e konfliktit rreth emrit me Greqinë.
XS
SM
MD
LG