Ndërlidhjet

Raportet: Irani ka liruar tre shtetas të Belgjikës


Televizioni shtetëror i Iranit sot ka raportuar se autoritetet kanë liruar tre shtetas të Belgjikës, që ishin mbajtur të arrestuar për dy muaj, për shkak të hyrjes ilegale në hapësirat me qasje të kufizuar dhe për mbledhje të të dhënave të inteligjencës.

Raportohet se të tre personat, nga autoritetet iraniane, u janë dorëzuar ambasadorit të Belgjikës në Teheran.

Në raport nuk jepen detaje se ku dhe kur ishin arrestuar ata, ndërsa autoritetet e Belgjikës nuk kanë bërë komente të menjëhershme për këtë rast.
XS
SM
MD
LG