Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: Kërkohet durim lidhur me Korenë Veriore


I dërguari i posaçëm amerikan për Korenë Veriore, Stiven Bosuort, tha sot se nuk ekzistojnë plane të menjëhershme për më tepër bisedime me Phenianin dhe ka kërkuar durim nga vendet që synojnë çarmatimin atomik të verikoreanëve.

Ai tha se situata mbetet e “vështirë” dhe se anëtarët e bisedimeve të bllokuara gjashtë palëshe, duhet të qëndrojnë së bashku.

Korea Veriore është larguar nga bisedimet, në të cilat ishin të përfshira edhe Korea Jugore, Kina, Japonia, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, më herët këtë vit, pas kritikave ndërkombëtare për ambicjet e Phenianit për të zhvilluar teknologjinë për raketa me rreze të gjatë veprimi.
XS
SM
MD
LG