Ndërlidhjet

logo-print

Kryeministri i Danimarkës, Lars Roeke Rasmusen, do ta marrë kryesimin e bisedimeve ndërkombëtare mbi klimën në Kopenhagë, duke zëvendësuar ministren daneze Koni Hedegard, e cila sot dha dorëheqje.

Arsyeja për dorëheqjen e Hedegard nuk është e qartë, por ajo e përshkroi si hap procedural.

Bisedimet e sponzorizuara nga Kombet e Bashkuara, në samitin e Kopenhagës, për ndryshime klimatike, aktualisht kanë ngecur rreth kufizimit të lëshimit të gazrave dhe ndihmave financiare për vendet e varfëra, për t’i ndihmuar që t’i zbutin pasojat nga ngrohja globale.

Konferenca pritet të përfundojë të premten, me pjesëmarrjen e rreth 120 krerëve të shteteve dhe qeverive, të cilët pritet të marrin pjesë në ditët finale të bisedimeve.

Sot policia e Danimarkës përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qindra protestuesit, të cilët u përpoqën të marshojnë drejt vendit ku po mbahet konferenca duke protestuar për mungesën e progresit.

Policia tha se ka arrestuar rreth 100 protestues.

Të ndërlidhura

XS
SM
MD
LG