Ndërlidhjet

Ficxherald: Në janar do tërheqim 4.500 trupa nga Kosova



NATO-ja tha se aleanca në janar do t’i reduktojë për 4.500 forcat në Kosovë për shkak të përmirësimit të situatës së sigurisë në vend.

Komandanti i NATO-s për Evropën Juglindore, admirali Mark Ficxherald, deklaroi në Beograd se NATO-ja do të mbajë 10 mijë trupa në Kosovë, dhe shtoi se mund të ketë reduktime të mëtejme.

Ai tha se forca e policisë së Kosovës dhe 2.500 punonjësit e policisë dhe drejtësisë të Bashkimit Evropian, gradualisht do të marrin përgjegjësitë nga paqëruajtësit e NATO-s.

“Ne kemi 28 baza në Kosovë dhe presim t’i reduktojmë në 18 baza në janar dhe shkurt. Duke i liruar disa trupa tona atje, ato do të mund të përdoren për misione tjera”, tha Ficxherald.

Ai gjithashtu i lëvdoi marrëdhëniet e Serbisë me aleancën.

“Nuk kemi pasur incidente apo shqetësime me ushtrinë e Serbisë tashmë dhjetë vjet”, tha admirali Ficxherald.
XS
SM
MD
LG