Ndërlidhjet

Prishtinë: Filloi numërimi i votave me kusht


Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka filluar sot numërimin e votave me kusht për disa komuna, për të cilat nuk ka pasur ankesa nga partitë politike, për ecurinë e procesit zgjedhor të rundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lajmin e konfirmoi koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, i cili tha se numërimi i votave me kusht për komunën e Vushtrrisë, Podujevës, Malishevës, Kamenicës dhe Kaçanikut pritet të përfundojë gjatë ditës së sotme.

“Pikërisht në orën 13 ka filluar numërimi i votave me kusht për këto komuna, ndërsa për komunat e tjera si Gjilani, Rahoveci, Lipjani dhe Prizreni, KQZ-ja do të dalë me një vendim në lidhje me numërimin e votave me kusht në këto komuna”, u shpreh Ahmetaj.

Sipas zyrtarëve të administrimit të procesit zgjedhor në Kosovë, numërimi i votave me kusht për këto komuna, është shtyrë për shkak të fluksit të madh të ankesave të subjekteve politike, që i janë adresuar Komisionit për Aneksa dhe Parashtresa pas përfundimit të balotazhit ditën e diel.
XS
SM
MD
LG