Ndërlidhjet

Ban: Kopenhaga vetëm fillim i ndryshime klimatike


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, tha se tash “e kemi marrëveshjen”, pasi konferenca për klimën në Kopenhagë vendosi për ta njohur marrëveshjen politike të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan, Barak Obama.

Por, ai theksoi se është “i vetëdijshëm se ky është vetëm fillim” i procesit për përpilimin e paktit obligues për reduktimin e emisionit të gazrave.

Mëtutje, Ban Ki-mun tha se Marrëveshja e Kopenhagës “do të ketë efekt të menjëhershëm operacional”.

Shumë shtete të varfëra e kanë kundërshtuar marrëveshjen, pasi asaj i mungojnë caqet specifike për reduktimin e emisionit të karbonit.
XS
SM
MD
LG