Ndërlidhjet

Lamtumira për klerikun


Qom, 21 dhjetor 2009.
Qom, 21 dhjetor 2009.
Mijëra njerëz kanë qëndruar në qytetin Qom të Iranit, për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të disidentit udhëheqës klerik, Ajatollah Hosein Ali Montazeri.

Liderët opozitarë kanë ftuar mbështetësit e tyre për të ndjekur funeralin e Montazerit, që ishte kritik i ashpër i udhëheqjes aktuale të linjës së fortë në Iran.

Raportohet se lideri opozitar iranian, Mir Hoesin Musavi, ka arritur në Qom dhe ka vizituar shtëpinë e të ndjerit Montazeri, për të shprehur ngushëllime te familja e klerikut.

Këto raporte nuk mund të vërtetohen në mënyrë të pavarur, pasi mediave të jashtme nuk u është lejuar të udhëtojnë në Qom për këtë ngjarje.

Lideri fetar iranian dhe luftëtari për të drejtat e njeriut, Ajatollah Hosein Ali Montazeri, ka vdekur në moshën 87-vjeçare.

Vitet e fundit të jetës, Montazeri i ka kaluar në qytetin e shenjtë në Qom, por ka ruajtur ndikimin politik në Iran, veçanërisht në mesin e reformistëve.

Montazeri, në vazhdimësi, kishte kritikuar establishmentin qeveritar islamik, se në emër të islamit kishte zbatuar diktaturë dhe ishte angazhuar për respektimin e të drejtave civile dhe të femrave në Iran.

Iran
Ju lutem prisni
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:04 0:00
XS
SM
MD
LG