Ndërlidhjet

Raporti: Komuniteti ndërkombëtar dështoi në Gaza


Komuniteti ndërkombëtar e ka tradhtuar popullin e Gazës duke dështuar që ta përfundoj bllokadën e Izraelit për të lejuar rindërtimet në këtë territor.

Kjo akuzë paraqitet në raportin më të ri të 16 organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Mëtutje, në raport, thuhet se Izraeli e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare duke ndërmarrë “dënim kolektiv”, në Gaza, duke i dënuar të gjithë për veprimet e disave.

Raporti thekson se autoritetet e Izraelit kanë lejuar vetëm 41 kamiona me material ndërtimor brenda në Gaza, prej përfundimit të ofensivës tri javëshe, janarin e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme izraelite, Jigal Palmor, për kufizime e ka fajësuar Hamasin.
XS
SM
MD
LG