Ndërlidhjet

Qipro: Përpjekje për paqe ndërmjet grekëve dhe turqëve


Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se grekët dhe turqit në ishullin e ndarë të Qipros, do t’i intensifikojnë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes paqesore, për mbylljen e konfliktit, që i ka bllokuar synimet e Turqisë për pranim në Bashkimin Evropian.

Raportohet se lideri qipriot grek, Demetris Kristofias dhe lideri i turqëve qipriotë, Mehmet Ali Talat, do të mbajnë takime muajin e ardhshëm në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Qiproja ishte ndarë në vitin 1974, pas invadimit të Turqisë, që ishte shkaktuar nga një grusht shtet i udhëhequr nga grekët në Qipro.

Negociatat e Turqisë me Bashkimin Evropian ishin ngrirë, pjesërisht edhe për shkak të këtij konflikti dhe për refuzimin e Ankarasë për t’i hapur portet për grekët qipriotë. Pjesa greke e Qipros është anëtare e Bashkimit Evropian.
XS
SM
MD
LG