Ndërlidhjet

KQZ: Në Prizren do të rivotohet



Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur të zhvillohet rivotimi për kryetar të komunës së Prizrenit. Votimi për Prizrenin në KQZ përfundoi me 8 vota për, 2 kundër dhe një abstenim.

Vendimi për Prizrenin erdhi pas vendimit të marrë në të njëjtën mbledhje, e cila vazhdon ende, që udhëzimi i KZAP-it për rivotim në Prizren, Gjilan e Lipjan, të shqyrtohet për komunat veç e veç dhe jo në pako.

Udhëzimi i KZAP-it për të shpallur rivotim në këto tri komuna, nuk mund të zbatohet në pako, sepse, siç thuhet, duhet të merren parasysh specifikat e komunave veç e veç.
XS
SM
MD
LG