Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Shiitët shënjestër e sulmit me bombë



Të paktën katër persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një bombe kundër një procesioni shiit në qytetin irakian Tuz Kormato.

Shpërthimi afër Kirkukut ishte i fundit në vargun e sulmeve kundër besimtarëve shiitë, të cilët po e shënojnë festën e Ashuras.

Festa, e cila përkujton vdekjen imamit Husein, nipit të profetit Muhamed, në shekullin e shtatë, pritet të kulminojë sot.

Masat e sigurisë janë shtuar në mbarë Irakun, sidomos në qytetin e Qerbelasë, ku ka vdekur Huseini, dhe ku qindra mijëra besimtarë do të tubohen për ta shënuar këtë ditë.
XS
SM
MD
LG