Ndërlidhjet

Teheran: Vritet nipi i liderit opozitar Musavi



Uebsajti reformator i Iranit “Parlemannews” ka raportuar se njëri nga nipërit e liderit të opozitës Mir Hosein Musavi është vrarë sot në përleshjet ndërmjet policisë dhe protestuesve kundër qeverisë në Teheran.

Në njoftimin në faqen e internetit thuhet se “Ali Musavi është vrarë në përleshjet të dielën në mesditë dhe trupi i tij po mbahet në një spital në Teheran”.

Një bashkëpunëtor i Musavit, nën kushte anonimiteti ia konfirmoi raportin Radios Evropa e Lirë.

Më herët, burimet e pavarura lokale të lajmeve thanë se të paktën katër vetë u vranë sot në përleshjet e mijëra protestuesve me forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG