Mbetjet e astronomit të njohur nga epoka e renesansës Nikolla Kopernik, të cilat arkeologët i zbuluan në vitin 2005 në Poloninë verilindore, do të rivarrosen në qytetin polak Frombork vitin e ardhshëm.
Koperniku jetoi në From burk dhe e përdori qytetin për observimet kryesore të tij.
Mbetjet e Kopernikut u zbuluan gjatë gërmimeve nga arkeologët polakë katër vjet më parë, ndërsa u konfirmuan me testin e ADN-së vitin e kaluar.
Koperniku ofroi pikëpamjen heliocentrike të kozmosit, se Toka rrotullohet rreth Diellit, dhe jo e kundërta, duke e sfiduar modelin gjeocentrik të Ptolomeut, sipas të cilit Dieli rrotullohej rreth Tokës.