Ndërlidhjet

Braun: Lufta kundër ekstremistëve myslimanë - luftë e dekadës



Kryeministri britanik, Gordon Braun, ka deklaruar se ekstremistët islamik të dëbuar nga Afganistani dhe Pakistani do të tentojnë të paraqiten në vendet siç janë Jemeni ose Somalia. Braun ka thënë se lufta kundër kësaj “ideologjie të vdekjes”, përkatësisht të ekstremistëve myslimanë sipas të gjitha gjasave është çështje e dakadës në të cilën kemi hyrë. Ai ka pohuar se bota duhet të jetë e kujdesshme për çdo pjesë të botës ku mund të bëhet fjalë për “shtete të dështuara”, sepse krijohet hapësirë për operimin e grupeve terroriste.
XS
SM
MD
LG