Ndërlidhjet

Nigeriani iu bashkua Al Kaidës në Londër



“Umar Faruk Abdulmutallab i është bashkuar Al Kaidës në Londër”, njoftoi zëvendëskryeministri i Jemenit Rashid al Alimi.

Më tej zyrtarët jemenitë konfirmojnë se Abdulmutallab, nigeriani që ishte autor i sulmit të dështuar kundër aeroplanit amerikan në ditën e Krishtlindjeve, është takuar në Jemen me klerikun Anuar al Aulaki.

Al Aulaki kishte lidhje me personin që qëlloi për vdekje 13 persona në bazën ushtarake të Fort Diksit në Teksas të Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë pritet të publikojë gjatë ditës një raport rreth sulmit të 25 dhjetorit në aeroplanin e linjës Amsterdam-Detroit.
XS
SM
MD
LG