Ndërlidhjet

logo-print

Franca do gjobisë gratë që veshin burka



Ligjvënësit francezë publikuan propozim legjislacionin lidhur me gratë myslimane që veshin burka në Francë.

Sipas kreut të shumicës parlamentare, Zhan Fransua Kope, gratë që veshin burka në publik do të gjobiten deri në 750 euro. Burrat që detyrojnë gratë të veshin burka do të përballen me gjoba edhe më të rënda, tha Kope.

Të njëjtat burime thanë se propozim ligji parasheh lejimin e veshjes së burkës vetëm në ngjarje të veçanta kulturore. Propozim ligji do të diskutohet në parlamentin francez gjatë javëve në vijim.
XS
SM
MD
LG