Ndërlidhjet

Pakistan: Tetë militantë vriten nga eksplozivi i tyre



Policia e Pakistanit tha se tetë terroristë të dyshuar janë vrarë sot kur shpërtheu një arkë me eksploziv, në atë që autoritetet mendojnë se ishte shtëpi ku strehoheshin militantët në qytetin jugor Karaçi.

Policia tha se ka gjetur granata dore, armë automatike dhe jelekë vetëvrasës në vendin e shpërthimit.

Shefi i policisë në Karaçi, Vasim Ahmad, tha se shpërthimi duket se ka ndodhur kur militantët po i lëviznin materjet shpërthyese dhe armët në shtëpi.

Ministri i Brendshëm, Rehman Malik u tha gazetarëve se njerëzit që jetonin në atë shtëpi ishin nga Suat, rajon në veriperëndim të vendit, ku armata e Pakistanit ndërmori një operacioni vitin e kaluar për ta shuar kryengritjen dy-vjeçare të luftëtarëve talibanë.
XS
SM
MD
LG